.

Tragjike në Lushnje/ Makina përplas për vdekje motoçiklistin 48-vjeçar

Një aksident tragjik, me pasojë vdekjen e një 48-vjeçari ka ndodhur këtë mëngjes në Lushnje, në fshatin Grabian.

Viktima I.SH ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip ‘motoçikletë’, në momentin që është përplasur nga një makinë tip ‘Ford’.

Njoftimi

Më datë 22.04.2018, rreth orës 04:10, në fshatin Grabian në vendin e quajtur “Tre Urat”, mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin Besnik Shurdhaqi banues në fshatin Grabjan, Lushnje është përplasur me një mjet tip “Motorçikletë”.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorçikletës, shtetasi I.Sh, 48 vjeç, banues në Grabjan.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje shtetasi Besnik Shurdhaqi dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.