.

Sulm vetëvrasës/ Vriten 31 persona dhe plagosen mbi 50 të tjerë

Të paktën 31 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 50 të plagosur në një sulm vetëvrasës në një nga qendrat e regjistrimit të votuesve në kryeqytetin afgan, Kabul.

“Më shumë se 50 të tjerë u plagosën në shpërthimin që goditi një turmë që priste në hyrje të qendrës”, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.

Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi ndodhi në një lagje të banuar me popullatë shiite, që ka qenë edhe në të kaluarën cak i sulmeve, për të cilat, përgjegjësinë e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Regjistrimi i votuesve filloi këtë muaj për zgjedhjet legjislative të cilat do të mbahen në tetor./Express