.

Do të zhduken elefantët dhe gjirafat, në tokë do të mbeten vetëm lopët. Ja ç’thotë studimi

Lopët mund të mbeten gjitarët më të mëdhenj në tokë në pak shekuj, sipas një studimi të ri që ekzaminon zhdukjen e gjitarëve të mëdhenj, ndërsa njerëzit popullojnë çdo cep të globit.

Përhapja e njerëzimit dhe species bashkëngjitur si Neandertali, nga Afrika, mijëra vite më parë, përkoi me zhdukjen e megafaunës si mamuthët, tigrat dhëmbëmprehtë dhe gliptodonit, një krijesë e ngjashme me armadilon, por me përmasat e një makine.

“Njerëzit i vunë në shënjestër speciet e mëdha për mish, ndërsa krijesat më të vogla si brejtësit, shpëtuan”, nënvizohet në raportin që ekzaminon tendencën përgjatë 125 mijë viteve. Në Amerikën e Veriut, masa mesatare trupore e gjitarëve është reduktuar në 7.6 kg nga 98 kg që ishte kur njerëzit mbërritën atje.

Nëse tendenca vazhdon, gjitari më i madh mbi tokë në disa qindra vite, mund të jetë një lopë e zbutur rreth 900 kg, shkruajnë kërkuesit. E kjo do të thotë se do të humben elefantët, gjirafat dhe hipopotamët. Në mars, në fakt, rinoceranti i bardhë mashkull i fundit në tokë ngordhi në Kenia.

Sidoqoftë, raporte të tjera hedhin dyshime mbi reduktimin e vazhdueshëm të gjitarëve, pjesërisht për shkak të përpjekjeve për të zmbrapsur kërcënimet ndaj jetës së egër si ndryshimet klimaterike, humbja e habitateve pyjore, ndotja dhe qytetet në zgjerim./ TCH