.

“Ma përqafo shumë vjehrrën time”, Roza Lati prag martesë? Kush është djali që i propozon (Foto)

Pasi kaloi një mbrëmje në teatër me aktoren e njohur Rita Lati, Roza i ka treguar nënës se ka marrë një propozim për martesë.
Një gjë të tillë moderatorja e ka ndarë dhe me ndjekësit e saj në Instagram të cilët kanë parë dhe reagimin e Ritës e cila e pyet me kë do martohet.

“Ma përqafo shumë vjehrrën time”, shkroi djali me emrin Reinaldo Gaci në mesazhin e publikuar prej saj. Roza i shkruan nëse do të martohen bashkë dhe përgjigja e tij është: “Po sigurisht, je fiks për mua”.

“Ti do të bëhesh nuse crazy, e bukur dhe unë do të vij të të marr me makinë të viteve ’50, pastaj do të ikim për muaj mjalti në ishuj”, i ka shkruar djali më tej.
Pas kësaj Roza shkruan se te Rolls Royce iu prish mendja.