.

E bëri të harrojë Angelina Jolie, njihuni me të dashurën e re të Bradt Pitt

Ajo quhet Neri Oxman dhe raportohet se është e dashura e re e aktorit të njohur Brad Pitt. Ky i fundit duket se e ka kaluar shokun e divorcit me Angelina Jolie, me të cilën ka pesë fëmijë, tre të tyret dhe dy të adoptuar.
Mediat e huaja raportojnë se 42-vjeçarja është e dashura e re e aktoprit të njohur. Ajo është një femër jo vetëm e bukur, por dhe e zgjuar dhe më shumë klas, pasi Oxman është arkitekte dhe petagoge në Universitet dhe mban titullin Doktor.


Deri pak kohë më parë, 42-vjeçarja me origjinë nga Izraeli ishte e martuar me një miliarder shumë më të madh në moshë. Por tashmë duket se ajo ka nisur një romancë me aktorin e njohur Pitt, dhe mund të kthehen në një nga çiftet më interesantë. Mendohet se çifti është njohur një vit më parë në Afrikën e Jugut.
“Ai është i hipnotizuar nga intelekti i saj, filozofia e saj e ftohtë në jetë dhe dashuria e tyre e përbashkët për artet dhe dizajnin” thotë një burim pranë tyre për Us Weekly.