.

Debati në PD/ Mziu: Kush shan PD në TV apo facebook të iki. Basha: Mos bëj batuta..


Ka kaluar mes shume debatesh, të tensionuara mbledhja e djeshme e Këshillit të PD-së. Pas katër orë debatesh u miratua draft-statuti, që do t’i përcillet Kuvendit Kombëtar të PD-së, i cili do të mbahet në 29 prill.
Vendimmarrja, kaloi me plot debate. Xhelal Mziu, pjesë e mbledhjes ka dalë me një propozim të beftë, për përjashtimin e kundërshtarëve. Ndërkohë që kreu i PD-së, Basha, ka pasur sigurisht një përgjigje për këtë propozim të Xhelal Mziut.
DEBATI
Xhelal Mziu: Dëgjova në mbledhje se një anëtar duhet të jetë 4 vjet pjesë e strukturave, që të ketë të drejtë të kandidohet. Në funksion të kësaj logjike, unë propozoj që çdokush që shan dhe lufton partinë në televizione dhe “Facebook”, t’i hiqet e drejta për të kandiduar për 4 vite.
Lulzim Basha: Z.Mziu, çdo propozim që shkon në kundërshtim me frymën e bashkimit, për mua është provokativ, pavarësisht se e kuptova që ky propozim ishte një batutë e juaja./PANORAMA