.

“50 Shades” i paska shkaktuar Dakotës probleme të rënda, rrëfehet aktorja: Shkova në terapi sepse skenat erotike…

Pas trilogjisë “50 Shades” jeta dhe karriera e aktores kryesore Dakota Jonson nuk ka qenë më e njëjta.
Në numrin e ri të revistës “Elle” Dakota shprehet se si filmi ndikoi në jetën dhe në rolet e saj të tjera.
Ajo tregon se ishte futur aq shumë në personazhin e Anastasias saqë nuk mund të merrte përsipër të luante asnjë roil tjetër për një kohë të gjatë.
28-vjeçarja u shpreh se skenat erotike të këtij filmi i shihte edhe në ëndërr dhe e kishte shumë të vështirë të kishte një jetë normale pas realizimit të tij.
Aktorja përfundoi intervistën e saj duke thënë se i’u deshën seanca tek psikologu dhe terapi për t’u rikthyer në normalitet.