.

Si të gjesh dashurinë e vërtetë në ditët e sotme? Duhet të dini vetëm 4 rregulla të arta

Shumica e vajzave dhe grave aplikojnë një numër rregullash në dietën e tyre, si psh largojnë bukën, të skuqurat  etj Ndonjëherë ndodh të eliminojnë karbohidratet, por nga ana tjetër dyfishojnë proteinat dhe çokollatat  dhe pastaj e gjejnë veten në një situatë tepër të vështirë me dhimbje koke dhe ende të uritura.

Gjithashtu ndodh e njëjta gjë edhe me lidhjet dhe me gjendjen emocionale , sidomos kur është fjalë për takimet me dikë.

Edhe dietologët  iu bëjnë të pyesni  veten nëse jeni duke duke konsumuar mjaftueshëm kalori që ta mbani trupin të kënaqur si dhe për  historinë tuaj të shëndetit. Bëni të njëjtën gjë  edhe në aspektin e dashurisë.

1.Shqyrto marrëdhëniet që ke pasur

Eshtë e rëndësishme ti bëni këto pyetje vetes:

  • Me sa njerëz keni dalë dhe për sa kohë?
  • Si përfundoi çdo marrëdhënie?
  • Momenti më i lumtur në marrëdhënien tuaj?

Bëni një listë të partnerëve që keni pasur  në të shkuarën dhe përfshi ato lidhje që nuk funksionuan, por edhe marrëdhëniet e suksesshme.

2.Duhet t’i kushtoni rëndësi faktit, si e keni prezantuar veten te të tjerët

A  mund ta fusni veten te ata persona që temë bisede mund të kenë edhe pjesën që flisni për veten.

A jeni një dëgjues i mirë? Si mendoni se do të jetë  të dilni me dikë si vetja.

Cilat janë dëshirat dhe dobësitë tuaja kur bëhet fjalë për dashuri?

Nëse përgjigjja e tyre është shumë e vështirë, atëherë pyesni motrën ose mikun tuaj.

3. Identifikoni dhe analizoni sjelljet  tuaja kur dilni në një takim

  • Nëse jeni në një marrëdhënie që iu bën të pakënaqur, pse qëndroni?
  • Cila është pjesa më e këndshme e marrëdhënies me dikë?
  • Sa e ndryshoni personalitetin tuaj kur jeni me të dashurin apo të dashurën?
  • A qëndroni me njerëz që ju bëjnë të ndiheni keq për veten?

Ndodh njësoj, ashtu sic është e lehtë të hysh në zakone të këqija të ushqimit,  kështu ndodh edhe me dashurinë.

4. Mendoni për të ardhmen tuaj

Bëni një listë të detajuar të 10 cilësive që kërkoni në një partner (dhe mos harroni të përfshini mendimet tuaja mbi fëmijët). Është koha për të lëvizur përpara.

Përktheu : Hapur.al