.

Si do të paguhen sigurimet për të vetëpunësuarit

Prej disa muajsh ministria e Financave ka ndërmarrë një fushatë për t’i kërkuar fermerëve që të paguajnë kontributen për llogaritjen e pensioneve.
Gjithashtu edhe qytetarëve që i paguajnë vet kontributet u kështë kërkuar që të futen në skemë për shkak të përfitimit të një pensioni më të lartë. Aktualisht numri i të vetpunësuarve që paguajnë kontributet është më i ulët në krahasim me të njëjtën periudhë më parë.

Për këtë arsyje Instituti i Sigurimeve Shoqërore shpjegon mënyrën se si bëhet pagesa e kontributeve për të vetpunësuarit dhe shuma që duhet të derdhin çdo vit.

“Sigurimet vullnetare mund ti paguajnë: Të gjithë personat që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar. Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm. Janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre. Nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi”- thuhet në manualin e ISSH.

Çfarë përfitohet?

Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përfitues. Pensionit të plotë të pleqërisë. Pensionit të reduktuar të pleqërisë. Pensionit të invaliditetit. Pensionit të pjesshëm të invaliditetit. Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar. Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe ka të njëjtin rregull me kontributin e detyrueshëm. Në sigurimin vullnetar, bën pjesë edhe pensioni familjar.

Pagesa

Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës për efekt kontributesh të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa. Pagesa aktuale për një muaj sigurim vullnetar është 5 184 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 24 000 lekë x 21.6%.

Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje: 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit Janar). 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar). 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar). Por pagesat e vitit korent mund të bëhen edhe me shumëfishin e kuotës minimale mujore, 5 184 lekë, deri në kufijtë e pagës maksimale./shqiptarja.com