.

“Reforma në Drejtësi është për eliminimin e atyre që janë në pushtet”/ Ngjela: Ja kush janë peshqit e mëdhenj

Kush do të bëhet kurban për negociatat? Kjo temë po diskutohet mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’, me gazetaren Eni Vasili. Rikthimi i ish-ministrit Sajmir Tahiri pas 6 muajsh në Kuvend ka shkaktuar diskutime të mëdha në arenën politike në Shqipëri.

I ftuar në studio, avokati Spartak Ngjela tha se Reforma në Drejtësi është e gjitha për eliminimin e atyre që janë në pushtet. Gjithashtu Ngjela tha se peshk i madh është Saliu, Rama dhe Basha.

Ngjela:Kjo është një reformë që drejtohet nga Ëashingtoni. Rama kërkon ti japë mundësi palës të tjetër të bëjë politikë. Ka progres në Reformën në Drejtësi. Analiza ime politike është që BE nuk e pranon këtë klasë politike me frymën që kanë. Kjo nuk është ‘Kurban’, nuk është sakrificë. Kjo është drejtësi e re. I shqetësuar është Saliu për hapjen e negociatave. Njeriu i shqetësuar e humbet ekuilibrin mendor. Ambasadori Lu ka kërkuar peshq të mëdhenj, por ai e di çfarë ka kapur rrjeta. Reforma në Drejtësi është e gjitha për eliminimin e atyre që janë në pushtet. Vetting nuk do të thotë ‘kurban’, deri në maj do ketë akuza. Peshk i mash quhet Saliu, Rama dhe Basha”.