.

“Opozita sjellje bllokuese”/ Ndreu: Vettingu do japë rezultate, shumë shpejt politikanët do shkojnë aty ku e meritojnë!

I ftuar në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’, ku po diskutohet rreth rikthimit të Tahirit në Kuvend dhe faktit se kush do të bëhet ‘kurban’ për negociatat, deputeti socialist, Pjerin Ndreu akuzoi drejtëpërdrejt opozitën se po tenton të bllokojë Reformën në Drejtësi

Ndreu:Ata që s’kanë lënë gjë pa bërë janë artikulues të luftës kundër krimit, drogës etj. Mendoj se me Vettingun dhe skanimin që po i bëhet politikës, jam i sigurt që shumë shpejt do shohim që ata politikanë që kanë kusure për të larë do shkojnë aty ku e mertojnë të shkojnë. Dihet se kush është ajo pjesë e politikës që ka tentu ta bllokojë Reformën në Drejtësi dhe Vettingun. Ka një sjellje bllokuese të opozitës. Ishte një investim negative që prodhoi opozita me mospjesëmarrjen e tyre në votime