.

Premtimi i Mimi Kodhelit për të birin: Ditën që do bëhem gjyshe do heq dorë nga politika

Ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka qenë e ftuar sot pasdite në emisionin e Rudina Magjistarit në Tv Klan, ku ka folur jo vetëm për karrierën e saj në politikë por edhe për familjen e saj. Ajo ka vetëm një djalë, Mikelin i cili tashmë është i rritur dhe ka ndjekur profesionin e të atit, duke u diplomuar si arkitekt. Gjatë bisedes në emision djali i bëri një surprizë të ëmës duke i dedikuar një mesazh.

‘’Rudina unë do bëj një parashikim sot. E di dhe ti që pika e dobët e mamit tim, ashtu si edhe e të gjitha mamave janë fëmijët. Dhe e di që ajo ka folur sot për mua aty. Dua të them se një nga pikat kyçe të karrierës së saj politike është mbështetja e familjes, të cilën ne ia kemi dhënë dhe do t’ia japim mamit. Unë me këtë rast falenderoj dhe përshëndës të gjitha nënat shqiptare dhe iu them;Më pak vëmendje në fund të ditës për ne,’’ tha me humor Mikeli, duke nënkuptuar kujdesin dhe merakun e madh që e ëma ka për të.
Dhe në fakt duke iu rikthyer bisedës në studio vetë zonja Mimi pranoi se e ka shumë merak djalin, dhe ndonjëherë edhe e tepron me kujdesin që tregon ndaj tij. ‘’Jemi pak nëna posesive ne nënat shqiptare, sidomos kur ke vetëm një fëmijë. E di që shpesh herë e teproj me kudjesin tim, por e kam merak, dhe madje kam frikë se ai nuk ka për ti shpëtuar kësaj kujdesjes sime gjatë gjithë kohës,’ tha duke qeshur Mimi Kodheli, ndërsa shtoi se e ka peng që nuk ka lindur dhe një fëmijë tjetër, dhe do të donte shumë të kishte një vajzë, por karriera dhe studimet e gjata që ajo ndoqi ishin arsyet se pse nuk mori vendimin për të lindur një fëmijë tjetër. Vërtet ajo nuk i ka dhënë një motër apo vëlla të birit, por i ka bërë një premtim:’’Ditën që do bëhem gjyshe, do heq dorë nga çdo gjë tjetër..’ tha Mimi Kodheli. Hapur.al