.

E pushuan nga puna se kërkoi të shkonte në tualet, lexoni historinë e çuditshme të infermieres…

Një infermiere e cila u shkarkua nga puna pasi mori shumë ditë leje për shkak se ishte e sëmurë, ka fituar gjyqin për tu ripunësuar. Gjykata i dha të drejtë pasi, gruaja kishte marrë infeksion në veshka për shkak se në punë nuk kishin tualet.
Jane Greaves u shkarkua nga Spitali Pinderfields sepse qendra e lindjes në të cilën punonte nuk kishte një zonë të dedikuar për nevojat personale të stafit. 46-vjeçarja tha se kishte aq shumë punë dhe rregullore të rreptë sa nuk ishte në gjendje të linte 1 minutë punën as për të shkuar në tualet. Madje qëllimisht nuk kishte tualete afër për stafin që të mos shkeputeshin asnjë sekondë nga puna. Nëse kishin emergjencë duhet të shkonin në një department tjetër që ishte disa minuta më tutje.


Në fakt shkarkimi i saj nga puna u bë një çështje madhore, aq sa përfundoi në një peticion online që bënte thirrje për rikthimin e saj në punë. Peticioni arriti të mblidhte 40,000 firma.
Dhe në një seancë dëgjimore të Gjykatës këtë javë, u vendos që infermierja mund të kthehet përsëri në punë. Zonja Greaves, e cila ka 16 vjet eksperiencë në infermieri, u sëmur më 30 dhjetor pas një ndërrimi të turnit të natës në spital.


Ajo u vizitua nga një urolog, i cili i kishte thënë që nuk e kishte zbrazur shpesh fshikëzën e saj “gjatë një periudhe kohore” dhe për këtë kishte marrë një infeksion të veshkave. Mamia tha se më 2 janar të këtij viti i ishte dhënë një raport 14 ditor për tu shëruar.
Ajo kishte qenë e sëmurë edhe me migrenë, të shkaktuar nga stresi në punë. Zonja Greaves u habit kur u rikthye në punë pas lejes pasi kryeinfermierja i tha asaj gjatë një takimi se kishte thyer disiplinën duke munguar shumë gjatë në punë, dhe se për këtë duhet të largohej. Shkarkimi erdhi pavarësisht nga vendet e lira të reklamimit në spital për mamitë.

‘Spitali në të cilën punojmë nuk ka një tualet të stafit. Ju nuk mund t’i thoni një gruaje që është duke lindur, prit pak sa të shkoj në tualet,’ u justifikua kryeinfermierja.
Ndërsa Adrian O’Malley, i sindikatës Unison, e përshkroi shkarkimin e znj. Greaves si “më të padrejtin që ka dëgjuar në më shumë se 35 vjet të punës së tij.’’
Pas gjyqit Trudie Davies, zyrtari kryesor operativ në Spitalet Mid Yorkshire NHS Trust, tha: “Pas shqyrtimit të kujdesshëm, u vendos që sanksioni i aplikuar ndaj zonjës Greaves të ulet me qëllim që të lejohet që ajo të kthehet në punë.Ne presim që znj. Greaves të kthehen në spital.”/ Përktheu, hapur.al