.

Dita e madhe në 19 maj, por princ Harry po mundohet t’i largohet këtij detaji të dasmës

Edhe pse prej kohësh po përflitet dasma mbretërore e cila do të mbahet në 19 maj Meghan Markle ka ditur si të mbajë të fshehtë disa detaje.
Megjithatë deri tani disa janë bërë të ditura si numri i personave të ftuar në ceremoni,
dekori me lule natyrale dhe torta e cila do të jetë me fruta.
Mediat gjithashtu kanë zbuluar disa nga kandidatët potencial që do të stilojnë fustanin e nusërisë.
Megjithatë edhe Princ Harry nuk e di se çfarë fustani do të veshë Megan dhe po mundohet gjithmonë e më tepër t’i largohet këtij detaji, duke u treguar tradicional. Kujtojmë në këtë ditë të rëndësishme masat e sigurisë për mbarëvajtjen e dasmës do të jenë shumë më të forta se për çdo rast tjetër.