.

Debate në ‘Studio e Hapur’/ Patozi: Ma bëri mirë që s’më futi në listë Lulzim Basha dhe e mbyllim këtë histori”

Teksa në emisionin ‘Studio e Hapur’ po diskutohet rreth opozitës sipas Astrit Patozit dhe krizës në PD, pati debate mes Patozit dhe gazetarit Arjon Sulo, si edhe me ndërhyrjen e gazetares Eni Vasili.

Debatet:

Patozi: “Pse Lulzim Basha nuk na fton ne që të kthehemi? Si do kthehemine? Lulzim Basha na ka vrarë pas shpine ne, pa gjyq. Ne s’kemi pas debat”

Sulo: “Vetëm dy ose tre prej jush përfshi edhe juve. Nuk ka lidhje me personat”

Patozi: “Mua ma ka bërë mirë që s’më ka futur Lulzim Basha dhe e mbyllim këtë histori”

Sulo: “Atëherë z.Patozi në do ishim në studio duke diskutuar po prap me ato ministra të 2013 që humbën zgjedhjet”.

Patozi: “Ata ministra janë ende në grupin parlamentar se s’ka kritere”

Sulo: “Nuk është e bardhë e zezë. Jo të gjithë ata që ju përfaqësojnë tregojnë nëse ju vleni apo s’vleni për tu futur në politikë. Shkelja është bërë.

Patozi: “Duhet të ketë një sens drejtësie, krietere, parime. Vetëm kështu rrijnë bashkë njerëzit në një parti. Në momentin që bien poshtë këto dhe që ranë brenda natës, aty prishte gjithçka.

Vasili: “Ky është problemi. S’ka pasur asnjëherë asnjë drejtësi në një parti politike shqiptare”

Patozi: “Ka pasur drejtësi. Në PD në periudhat më të errëta nuk ka qenë në këtë masë. Sali Berisha ka qenë lider i fortë, kursë Basha nuk është”