.

Britmat e rreme për demokraci


Nga Luljeta Progni

 

Nuk ka qënë shumë e zakontë që brenda Partisë Demokratike të ketë debate të forta. E tillë është historia 28 vjeçare e kësaj partie. Ish-kryetari i kësaj partie, zoti Sali Berisha, formësoi një autoritet të padiskutueshëm nw PD, për kaq vite sa ka jetë kjo parti. Të gjithë ata që kanë tentuar të dalin kundër liderit, shpejt e kanë parë vetën jashtë gardhit të kësaj partie, edhe pse Berisha nuk e ka qujtur ndonjëherë përjashtim. Por ajo që ka ndodhur është se të larguarit janë kthyer në PD, për ta kërkuar aty vazhdimin e karrierës së tyre duke lënë pas, mëritë me liderin. Janë kthyer atje pa asnjw kusht. Po mbushen pesë vite qysh kur Berisha nuk është me kryetar i PD-së. Në vënd të tij, Lulzim Basha po tenton të krijojë Partinë e tij Demokratike, por atje pranë është gjithnjë hija e liderit historik që me sa duket, Bashës i duhet ende. Nën këtë hije, Basha ia ka dalë të mënjanojë nga protagonizmi në drejtimin e partisë, disa ish-drejtues të rëndësishëm të PD-së, ish-themelues si Arben imami, Genc Ruli, Eduard Selami e të tjerë por edhe dejtues të rëndësishëm të kësaj partie në kohë të ndryshme të historisë, si Astrit patozi, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu e të tjerë. Ata kanë reaguar fort në momentin kur u mënjanuan, kur Basha i la jashtë listës së kandidatëve për deputetë, janë rikthyer këto ditë me reagimet e tyre kundër Bashës, në prag të kuvendit kombëtar të PD-së ku do të miratohen ndryshimet statutore. Pavarësisht se nuk ka ndonjë ndryshim specifik në historinë e demokracisë së brendëshme në PD, kundërshtarët e Bashës apo të mënjanuarit, po kërkojnë atë që nuk e kërkuan dot kurrë nga Berisha, demokracinë e brendshme në Partinë Demokratike. Ajo nuk ekziston në asnjërën prej partive politike në Shqipëri dhe ky duket se është problemi thelbësor, problematika e të cilit reflektohet më pas në çdo detaj të funsksionimit të sistsmit. Ashtu si dikur kundërshtarët e Nanos, më pas ata të Ramës në PS, edhe sot këta të Bashës, kanë kontribuar fort në mungesën e kësaj demokracie, ndaj dhe duket shumë vonë që ata të na bindin për kauzën e tyre, demokracinë brenda partisë .