.

Rama i dërgon Flamur Nokës/ Po merrej me nënën time, do ta shikojë…

Në një intervistë për Tv Klan, kryeministri Rama ka folur për herë të parë për situatën që u krijua në Kuvend ditën e enjte dhe për të vërtetat që fshihen sipas tij pas këtyre sulmeve.

Po ashtu Rama komentoi dhe një video të zotit Berisha, ku vetë kryeministri dëgjohej ti  drejtohej opozitës me fjalët “ke për ta parë ti”.

Po ashtu Rama shprehu qëndrimet e tij për raportin e Freedom Hause dhe për deklaratat për arrestimin e Metës dhe Berishës.

Intervista e përmbledhur

Opozita kishte paralajmëruar që nuk ishte një situatë të tillë dhe sulmin me vezë dhe miell?

Unë shkoj çdo të enjte në kuvend dhe përgjithësisht në orar për të respektuar zgjedhësit.  Nëse nuk do ishte respekti për ta do ta kisha shumë më të lehtë dhe do shkoja rrallë në Kuvend. Fatkeqësisht ajo që ndodhi nuk është një histori e re. Opozita nuk ka lidership dhe nuk një vizion. Nuk po bën asnjë përpjeke për të dalë nga prapambetja. Jemi jo plotësisht të mbrojtur nga rënia në ata batak, që krijohen situata të tilla që askush nuk i pret. Ato skena i shikojnë të gjithë dhe drithërohem, pasi stimulojnë dhunë.

Opozita thotë se e ka një kauzë, gjithë ky reagim ka ardhur për shprehej që ju thatë?

Ky është një interpretim malinjë, për ata që janë të pafuqishëm. Nuk ka pasur kurrsesi të bëj me zgjedhësit dhe popullin, ka qenë për kryetarin e opozitës.

Në seancën e djeshme, në një video të postuar nga Berisha që ju thoni “keni për të parë”, çfarë mund të shoh opozita?

Jam drejtuar specifikisht vetëm Flamur Nokës, nuk ka asnjë të përbashkët me traditën dhe kulturën. Po merrej në mënyrë të vazhdueshme me nënën time, ajo që do ta shikoj është në qershorin e ardhshëm në Kukës, ne do ta fitojmë Kukësin.

Reagim i Bushatit si tu duk, keni një koment?

Reagim instiktiv i një situatë të rëndë. Sikur njerëzit të dëgjonin lumet e të sharave me libër shtëpie, do të tmerroheshin nga vulgaritetit. Ishte një reagim i gabuar, pikërisht se ne nuk jemi njësoj dhe ministri u ndëshkua.

Në seancën e djeshme, në një video të postuar nga Berisha që ju thoni “keni për të parë”, çfarë mund të shoh opozita?

Jam drejtuar specifikisht vetëm Flamur Nokës, nuk ka asnjë të përbashkët me traditën dhe kulturën. Po merrej në mënyrë të vazhdueshme me nënën time, ajo që do ta shikoj është në qershorin e ardhshëm në Kukës, ne do ta fitojmë Kukësin.

Opozita thotë që flet në emër të popullit, si për Kukësin për biznesin e vogël…

Nëse opozita të fliste në emër të popullit të Kukësit duhej të jap një mendim për këtë gjë. Unë kam kërkuar ndjesë për kontratën që ka firmosur një ministër i PD.

Të martën Shqipëria me gjasë, mund të arrë një rekomandim pozitiv për në BE, sa ndikon situata e brendshme në këtë gjë?

Asnjë herë nuk mund të thotë askush se i ka bërë të gjitha, mbase mund të bëhet më shumë. Një gjë mund ta them me siguri që janë të frikuar nga reforma në drejtësi. Janë të verbuar se marrja e negociatave, është një plus për maxhorancën. Shfaqet e brendshme na bëjnë qesharak në sytë e vendeve Evropiane.

Ju keni rënë dakord me zotin Basha, për të kërkuar së bashku çeljen e negociatave, çfarë ndodhi?

Sigurisht që çizmja e LSI ka një forcë të madhe tërheqëse mbi Bashën, thjesht nuk është lider, thjesht nuk di të shoh pas të nesërmes.

Raporti i Freedom Hause, thotë se vendi po shkon drejt një qeverisje autokratike?

Unë i lexoj me vëmendje raportet ndërkombëtare, nuk ka raporte ndërkombëtare që kanë vetëm një anë. Raporti sigurisht që ka kritikat e veta. Raporti ka element shumë pozitiv dhe element kritikë, dhe ka të drejtë. Nëse flasim për rezultate, ka vetëm një kishë dhe xhami për tu falur, është Komisioni Evropian.

Në këtë raport flitet dhe për Ilir Metën, ka ndonjë pishman që zgjodhët Metën?

Unë fola për raportin, por nëse me pyesni për ndonjë pishman, nëse do kthehesha 100 herë pas 100 herë do zgjidha Ilir Metën.

Është publikuar një letër e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku flitet se i kanë kërkuar arrestimin e Ilir Metës, por ashtu dhe Berisha ka deklaruar se Vllahutin ka kërkuar arrestimin e tij, si e shikoni këtë situatë?

Për fatin më të keq timin dhe tuajin dhe gjithë shqiptarëve, dhe gjithë shqiptarëve që ju përmendët unë besoj amerikanin. Këto janë përralla, dokrra të kazanit të politikës.