.

Ambasadori britanik kundër protestave të dhunshme: Protestoni, por…

Teksa ishte pjesëmarrës në konferencën e organizuar në Shkodër për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, ambasadori i Britanisë Madhe në Shqipëri, Duncan Norman u shpreh se çdokush është i lirë për të protestuar, pro se asnjë kauzë nuk justifikon dot dhunën.

Lidhur me mosbindjen civile të opozitës, Duncan tha se Britania e Madhe është kundër protestave të dhunshme në vendin tonë.

Qëndrimi është që çdokush ka të drejtë të protestojë, por e rëndësishme është që këto protesta të jenë paqësore pasi asnjë shkak apo kauzë nuk e justifikon përdorimin e dhunës.”, -tha ambasadori Norman.

Vendimi përfundimtar do të merret në qershor gjatë Këshillit të BE dhe në vetëvete fakti që ka mosdakordësi politike nuk e pengon një shtet që të bëhet pjesë e BE, nuk është një nga kriteret e anëtarësimit.”, -tha ai.