.

Ku i gjen paratë për jetën luksoze? Albërie Hadërgjonaj e tregon më fund

Prej kohësh ajo ndodhet jashtë shtetit teksa është parë në evente të shumta luksoze dhe mjaft e kuruar.Albërie Hadërgjonaj është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura dhe me plot gojë mund të themi që vitet për të janë thjesht numra pasi nuk ka asnjë diferencë me vajzat e reja.
Ajo gjithnjë është shfaqur shumë e kuruar dhe fansat e saj kanë aluduar rreth burimit të të ardhurave pas fotove që po poston jashtë shtetit.
E si duket Albëria nuk ka duruar më dhe e ka dhënë më në fund një përgjigje në instastory.
Teksa shfaqet duke pritur metronë, Hadërgjonaj i thotë komentuesve të mos merren me punët e saj por të çohen e të punojnë edhe ata. “Mos ma qani hallin mua,…dhe sa për ata që më kanë inat: sapo mbylla një kontratë 20 milion dollarëshe!” – ka shkruar ajo përbri.