.

Në rrugën drejt suksesit nuk shkohet vetëm, Jerina ju tregon formulën e duhur tek “JLConsulting” 

Ka pak kohë që është hapur një zyrë e re në Tiranë, “JLConsulting”, një ambient i ngrohtë dhe mjaft elegant në zonën e Ish-Bllokut, mbi Kinema Agimin. Jerina Lalaj, themeluesja e kësaj studioje, pas një eksperiencë dhjetëvjeçare pune në marketing e managment në Europë, mbi dhjetë vjet si drejtore shitjesh e marketingu në kompani prestigjioze si dhe televizionet “Ora Neës”, “Albanian Screen”, “Vizion Plus”, me përvojën e menaxhimit të fushatave publicitare të mbi treqind klientëve, kuptoi se tregu kishte nevojë për shërbime më të personalizuara.

Asgjë nuk është më si 10 apo 15 vite më parë, gjithçka ka evoluar dhe të gjithë klientët janë më të ndjeshëm ndaj marketingut të produkteve të tyre. Çdo gjë në marketing nis nga pasioni dhe pritshmëritë e sipërmarrësit të ri. Për këtë arsye nuk është më e nevojshme të kalosh kohë pafund duke diskutuar, por me një konsultë sqaruese që të fut në binarët e duhur, kursen para dhe kohë.

Kur vendos të investosh një shumë të caktuar në një ide biznesi, një konsultë paraprake mund të të “shpëtojë” nga gabime të mundshme, për shkak të parashikimeve te gabuara, në mungesë të eksperiencës. Dhe eksperiencën Jerina e ka…

JL Consulting është një studio konsulence, ku mund të merret një mendim i dytë, “second opinion is an investment” që është kaq i rëndësishëm edhe pse në pamje të parë na pëlqen t’i dimë të gjitha. Po me dyshimin që e kemi gjithmonë pjesë të pandarë të karakterit, ka vend për një  opinion të dytë.

Plani juaj i komunikimit duhet të kalojë në një nivel tjetër dhe nuk jeni ende të bindur cili është hapi i duhur?

Sigurisht që keni përgatitur gjithçka në detaje dhe kjo tregon sa seriozisht i dedikoheni, por një opinion i dytë se si do të ishte, do e bënte vendimarrjen tuaj më komode.

 

Keni bërë një plan biznesi dhe kërkoni një mendim të dytë profesional?

Në një plan biznesi gjithmonë ka pika që nuk përfshihen apo dëshira për t’i nxjerrë numrat pozitive, nuk i përfshin. Vendimarrjen e keni ju, por me JLConsulting Tirana, të paktën e di se çfare po merrni përsipër.

Kërkoni një fushatë të bukur marketingu, por jeni të pasigurt për strategjinë që doni të zgjidhni? Marketingu tashmë na ka përfshirë të gjithëve dhe jemi bërë pak ekspertë të fushës, me deshirën e mirë që të funksionojë, por një opinion i dytë për strukturimin dhe fazat e duhura, do te jepte një rezultat më optimal mbi produktin përfundimtar.

Imazhi juaj është shumë i rëndësishëm!

Nuk do të gjeni asnjë personazh publik në botë që nuk ka një strategji komunikimi të mirëmenduar nga pas. As politikanët e as VIP-at e shoëbizit, nuk do të arrinin suksesin e dëshiruar, nëse nuk do të kishin pas një armatë njerëzish që i ndihmon. Gjithmonë mund të bëhet më mirë dhe je në duar të sigurta me JL Consulting Tirana.

Kompania juaj ka nevojë për politika dhe procedura të sakta e lehtësisht të zbatueshme? Ju i dini të gjitha hapat në fakt, por në praktikë krijoni pak konfuzion? Ju duket sikur asgjë nuk është në vendin e vet dhe ky është momenti të kuptoni se keni nevojë për ndihmën e profesionistëve që duke përmiresuar elementë të tillë, automatikisht përmirësojnë dhe frymën në kompaninë tuaj.

Marketingu i disa kompanive është më i rëndësishëm se i juaji në mediat sociale? Gjithçka varet nga strategjia që ndërtohet dhe ekzekutimi i saj. Kemi nevojë të dimë qartë se çfarë duhet të bëjme, por dëshira e mirë nuk mjafton.

Ndoshta strategjia e komunikimit nuk është më e goditura?  Mënyra se si komunikon me botën është shumë e rëndësishme sepse të identifikon qartazi se kush je. Nëse je duke komunikuar në mënyrën e gabuar nuk do të përfshish dot target grupin e duhur, për produktin e kompanisë tënde.

Me siguri tashmë jeni bërë një ekspert për planifikimet mediatike, por do t’ju duhet gjithmonë kontrolli i një profesionisti për të përgatitur një plan me frekuencë të lartë e kosto të kontrolluar. Kushdo që e ka realizuar planifikimin, bën mirë që të keni një opinion të dyte në JLConsulting Tirana. Eksperienca në media është një aset që edhe shumë prej agjencive më të mira publicitare në Tiranë nuk e kanë.

Janë shërbime që në gjithë botën janë fare normale, por që në Shqipëri njihen pak ose aspak. Konsulenca me shokun/shoqen që i di te gjitha dhe i njeh të gjithë, tashmë është jashtë mode. Të gjithë i drejtohemi profesionistëve.

Me pak fjalë, ajo që Jerina Lalaj bën në studion e saj,  është edhe marketingu i njerëzve, fushata të mirëfillta për ngritjen apo ruajtjen e imazhit të personazheve publikë dhe kjo nuk do të thotë vetëm thjeshtë këshillimi për veshjen. Veshja është vetëm një prej detajeve, sepse ajo që Jerina bën me klientët e saj, është një punë afatgjatë, që nis pasi vendosen objektiva se ku do të arrijë dikush në karrierën e vet dhe imazhin publik që duhet të ndërtojë.

Në botën e mediave sociale, studioja JLConsulting Tirana mund të të rrisë edhe ndjekësit, meqë tashmë konsiderohet si sukses, por jo me “folloëers” nga ata të blerët, që janë thjeshtë një numër më shumë, por të këshillon ndjekësit e vërtetë, se si të bëhesh i pëlqyer për ta.

Për Jerinën, me mjaft interes është fusha e politikës, ku ka vërtet shumë punë si për ndërtim imazhi, ashtu dhe në rregullim të detajeve. Imagjinoni sikur të kishin dikë si ajo, njerëz që akoma bëjnë qesharakun pas foltoreve. Jo të gjithë  janë talente në komunikim apo në fjalime publike. Për të gjitha ka zgjidhje dhe për këtë fushë, ka strategji komunikimi efektive.

Konfidencialiteti është elementi i parë që Jerina si  profesioniste e vërtetë, siguron dhe di si të ecë lehtë dhe bukur në backstage, pa rënë në sy edhe kur prozhektoret e suksesit fiken.

@hapur