.

Eva Murati dhe Luana Vjollca ‘në luftë të ftohtë’ me njëra-tjetrën, ja komentet në rrjetet sociale

Moderatorja e njohur Luana Vjollca është nga ato personazhe VIP që nuk reagojnë për gjërat që thuhen në adresë të saj. Bukuroshja e ekranit ka vendosur të hesht, ose flet me anë të fotove të saj, pa ju drejtuar dikujt personalisht.
Ditën e djeshme, një tjetër moderatore e njohur shqiptare, është shprehur në emisionin “Thumb” se Luana nuk është shembulli që do të ndjek në jetë. “Vetëm nëse kam një projekt serioz do i futem këngës. Sepse në treg ka boll këngëtare. Nuk është Luana te shembulli që dua të ndjek në jetë”, ka thënë Eva. Kjo deklaratë e saj erdhi pas pyetjes së gazetarit se nëse do të behej edhe ajo këngëtare si Luana. Eva dha përgjigjen e mësiprme, pa nguruar aspak. Nga ana tjetër Luana ka publikuar në Instagram, një foto në makinë dhe shkruan bashkangjitur saj “Nëse do të garosh me mua, më thuaj. Unë tashmë kam fituar”. Mos është kjo një kundërpërgjigje për Evën? Gjithsesi për sa kohë nuk ka një emër të shkruar, këto mbeten thjesht dyshime.

https://www.instagram.com/p/BgwoaY5HOv0/?taken-by=luanavjollca