.

Shpenzoi 500 mijë dollarë dhe hoqi 4 brinjë për t’u dukur si Kim Kardashian (FOTOT)

Ajo mund të konsiderohet pa frikë si një nga fanset më të zjarrta të Kim Kardashianit. Quhet Jennifer Pamplona, është nga Sao Paolo i Brazilit, dhe ka shpenzuar 500.000 dollarë, vetëm për të transformuar pothuajse çdo pjesë të trupit të saj, dhe për t’i ngjasuar idhullit të saj, Kim Kardashian.


25-vjeçarja hoqi katër brinjë si edhe injektoi yndyrë në të pasme për t’i pasur ato si modelja e famshme. Dhe më në fund Jennifer Pamplona ka pozuar nudo për të festuar edhe përfundimin e operacioneve që e bëjnë atë të duket si Kim.