.

Merr fund makthi në Francë, policia vret pengmarrësin. Agresori thirri: ‘Allahu Akbar’

Pas dy orësh pengmarrje në një supermarket në qytetin jug-perëndimor francez të Trebes, ka marrë fund makthi i 10 personave.
Pas disa orësh policia ka vrarë pengmarrësin i cili ishte një maroken 30 vjeçar, ndërsa mediat e huaja raportojnë se kanë mbetur të plagosur edhe 12 persona.Ndërkohë mendohet se janë vrarë 3 të tjerë.
Sipas televizionit “BFM TV” pengmarrësi kishte deklaruar mbështetjen e tij për Shtetin Islamik dhe se po merrte hak për Sirinë. Përpara se të futej në supermarket autori thirri ‘Allahu Akbar’.