.

Sot ka ditëlindjen regjisorja Vera Grabocka, ja sa vjeç mbush

Regjisorja Vera Grabocka e moderatorja Alketa Vejsiu janë një nga dyshet më të famshme të ekranit shqiptar, që përveçse bashkëpunëtore në profesion, njihen edhe si dy mikesha të pandara.

Sot Grabocka ka ditëlindjen, e sigurisht nuk ka si të mungojë urimi i veçantë i Vejsiut. Kjo e fundit nëpërmjet një postimi në “Instagram”, i ka kushtuar disa fjalë të bukura Verës.

“#gëzuarditëlindjen #gruaemrekullueshme. Bibla e Profesionit dhe Televizionit @veragrabocka. E kam lexuar dhe mësuar mirë! Faleminderit Prof!
Je një legjendë, je një grua shumë e madhe, por je vërtetë edhe një Peter Pan që nuk do rritesh asnjëherë! Gëzuar 10 Vjetorin! E di që jam edhe një ndër studentet që ke dashur më shumë… Këtë privilegj po e gezoj #18vitebashkë.”, ka shkruar modertorja e njohur.

Të gjithë bëhemi kuriozë për të ditur se sa vjeç mbush regjisorja e famshme. Në fakt ka patur gjithnjë diskutime dhe aludime të ndryshme. Në google nuk ka një biografi zyrtare të Grabockës, por version më i sigurtë është që ditëlindja e saj të jetë 21 mars 1951. Pra Grabocka sot mbush 67 vjeç dhe ne i urojmë jetë sa më të gjatë dhe të shëndetshme.