.

Ami poston foton e parë me Sia-n: Dorë për dore, dy shoqe… gjithë jetën

Ata janë në qiellin e shtatë pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre të vogël, të cilën e kanë quajtur Sia. Ami dhe Ermali janë bërë prindër për herë të dytë dhe tashmë i gëzohen përkëdheljeve të të voglës së tyre. Pagëzimi më emrin Sia, është jo pa qëllim pasi është një emër biblik që simbolizon ‘Fitore’.
E për të treguar rreth lumturisë së madhe që po përjetojnë, këtë radhë ka qenë Ami ajo që ka ndarë diçka me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Në foto duken dy duart e vogla lidhur pas gishtit të së ëmës dhe trupi i imët i vogëlushes së sapolindur, dy shoqe që nuk do të ndahen kurrë. “Dore për dore, dy shoqe… gjithë jetën!” – shkruan Ami, duke e shoqëruar me hashtagun; #siaime

https://www.instagram.com/p/BgjhRZ_FW0s/?taken-by=amardatoska