.

U bënë prindër për herë të dytë/ Ermal Mamaqi flet për vajzën që erdhi në jetë: Asnjë llaf…

Disa ditë më parë, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska u bënë prindër për herë të dytë, këtë herë prindër të një vajze të shëndetshme.

Komediani, Mamaqi ka folur për herë të parë për vajzën e tij, si edhe bëri një dedikim për Amin, bashkëshorten e tij e cila e bëri baba për herë të dytë.

Si gjithnjë Ermal Mamaqin e shoqëron ndjenja humorit, ndaj edhe për ardhjen e vajzës së tij në jetë ai nuk e ka kursyer humorin.

“Këtë javë unë u bëra baba për herë të dytë. E dini si është të bëhesh prind për herë të dytë? Kur lind fëmija i parë, të shumëzojnë me zero, kur lind fëmija i dytë babai shkon me minus sepse të gjithë vëmendjen e merr mami. I thonë Bravo mamit, po babi nuk ekziston?

“Përtej shakave jam shumë i lumtur dhe falënderues Zotit. Jam me të vërtet i lumtur. Po i çoj një puthje bashkëshortes sime, Ami. Faleminderit që më bëre për herë të dytë njeriun më të lumtur në botë”, u shpreh Ermali.

Goca ka 5 ditë që ka lindur, asnjë llaf s’i ka dalë lart e poshtë, për ndonjë çun. E kemi gocë të mirë”, përfundoi me humor moderator.