.

Trafiku i klandestinëve shqiptarë/ Zbulohen emrat e 4 policëve të arrestuar si pjesë e rrjetit

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në një konferencë për mediat ku foli rreth finalizimit të megaoperacionit me shkatërrimin e 7 grupeve kriminale që merreshin me trafik klandestinësh shqiptarë, përmendi edhe 4 emra punonjësish të policisë së Hanit dhe Hotit dhe të Qafë- Thanës.

Sipas deklaratës së kreut të policisë, këto 4 punonjës janë të përfshirë në këto grupe kriminale, 3 prej tyre të pikës kufitare të Qafë- Thanës, ndërsa 1 punonjës policie i Hanit të Hotit.

Emrat e policëve:
-Çelnik MAKSUTI, 53 vjeç, lindur e banues në Pogradec me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

-Ilir ISMAILI, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

-Erjon MAXHARI, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

-Gjokë UJKAJ, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.