.

Paralajmërimi i Erdogan/ I vë kusht të prerë SHBA: Nëse do të bashkëpunosh me ne, atëherë…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në një konferencë për mediat foli rreth ka folur rreth operacionit ‘Dega e Ullirit’, për të cilin njoftoi se në kuadër të këtij operacioni, Turqia ka siguruar kontroll të plotë mbi ¾ e rajonit të Afrinit në veri të Sirisë.

Turqia ka zgjidhur pjesën më të madhe të çështjes së Afrinit. Deri më tani kemi siguruar kontrollin e tre të katërtës së rajonit të Afrinit”, tha Erdoğan në fjalën e tij në kongresin lokal të partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Erzurum.

Sipas medias vendase ‘Anadolu Agency’ (AA), Erdogan gjatë fjalës së tij tha se synojnë kontrollin e plotë të Afrinit dhe që popullata e rajonit të vendoset në shtëpitë tyre.

“Ne nuk kemi synim territorial”.

Presidenti turk poashtu foli edhe në lidhje me praninë e terroristëve në pjesën lindore të Lumit Eufrat në Siri.

Nëse SHBA dëshiron të bashkëpunojë me ne kundër terrorizmit, atëherë duhet të fillojë duke i larguar terroristët nga lindja e Eufratit”, theksoi ai.

Operacioni ‘Dega e Ullirit’ synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Ushtria gjithashtu ka thënë se “rëndësi të madhe” është duke i dhënë të mos dëmtohet asnjë civil dhe se janë duke i shkatërruar vetëm objektivat terroriste.