.

Detajet/ Si e vrau 40-vjeçari kushëririn në Vlorë.Zbulohet konflikti mes tyre

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi makabër i cili tronditi qytetin e Vlorës ku një 40-vjeçar vrau me sëpatë djalin e xhaxhait.
Dilaver Veshaj dhe viktima A.Veshaj kishin një konflikt pronësie, ndërsa kishin debatuar shpesh herë bashkë transmeton Balkanëeb.
Ditën e sotme pas debatit verbal me kushërinjve, 40-vjeçari shkoi i tërbuar në shtëpi dhe aty mori një sëpatë, dhe më pas goditi disa herë 37-vjeçarin.
Ky i fundit ndërroi jetë disa momente më vonë, por autori nuk ka tentuar të largohej nga vendngjarja.Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin e krimit ndërkohë po heton rreth dokumentimit të plotë të ngjarjes.