.

Bashkia e Fierit e ‘alarmuar’ u bën thirrje qytetarëve: Largoni nga dritaret dhe ballkonet…

Duket se moti i keq dhe me rreshje në vend nuk do ti lërë vend pranverës. Këtë mëngjes dita ka nisur me erëra të forta, erëra të cilat sipas parashikimit të sinoptikanëve mund të shtojë forcën edhe më shumë.

Lidhur me këtë situatë Bashkia e Fierit ka dalë me një thirrje të fortë për qytetarët.

Njoftim!

Njoftojmë të gjithë qytetarët, kryesisht ata që banojnë në ndërtesa shumëkatëshe e pallate, që të largojnë nga parvazet e ballkoneve dhe dritareve, vazot me lule, pasi ato janë burim aksidenti. Era qē po shoqēron këtë mëngjes do të vijë duke u forcuar.
Faleminderit!