.

Rezarta dedikim prekës për Ermal Hoxhën: Zoti më ka dashur që të solli te unë, të premtoj se…

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka postuar në rrjetin social Instagram një foto të bashkëshortit të saj me vajzën e tyre Hera.
Pasi Ermal Hoxhës iu hoq liria dhe u dënua për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike, ajo nuk u largua por iu përkushtua vajzës dhe atij sa pati mundësi.
Përvec fotos Rezarta ka bërë një dedikim mjaft të ndjerë për të ku i premton se do i gjendet pranë në të mirë dhe të keq për të kapërcyer bashkë cdo gjë.
“Mjafton të shoh sytë e tij për të kuptuar se jam femra më me fat në botë, mjafton të shoh sytë e saj për të të falenderuar në këtë botë e në tjetrën që më dhurove këtë bekim. Zoti më ka dashur shumë që të solli te une, dhe të premtoj se do jem aty për ty në cdo të mirë e në të keq, për të kapërcyer bashkë cdo gjë,”-shkruan Rezarta në rrjete sociale.