.

Monika Kryemadhi takim me Kryeministrin Rama? Petrit Vasili sqaron situatën

Në një konferencë me gazetarët kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka hedhur poshtë zërat për një “mosdakordësi” mes PD-së dhe LSI-së, duke shtuar që opozita ishte e unifikuar sa i përket qendrimeve edhe dje në Kuvend.
Gjithashtu Vasili ka hedhur poshtë zërat në lidhje me një takim të mundshëm të Kryetares së kësaj force politike me kryeministrin Edi Rama.
Vasili është shprehur se nuk do të ketë asnjë takim mes tyre dhe sa i takon pozicionimit LSI është e vendosur shumë qartë në opozitë.
Nuk ka pasur, nuk ka, dhe nuk do të ketë asnjë takim të zonjës Kryemadhi me kryeministrin e vendit. Zonja Kryemadhi ka pohuar dhe ka vendosur një standard, të cilin unë e përshëndes shumë fort, edhe si pjesëtar i politikës, transparencën absolute në takimet politike. Takimet transparente politike, të cilat janë një standard që ajo ka vendosur, është forma e cila u jep përgjigje të gjitha çështjeve, dhe përsa i takon pozicionimit, orientimit dhe luftës sonë, LSI dhe sigurisht bashkë me LSI-në Monika Kryemadhi që e udhëheq LSI-në, janë të vendosur shumë qartë në opozitë. Salla e parlamentit dje e tregonte mësë miri këtë gjë”,- tha ai.