.

Incident tragjik në Tiranë, 30 vjeçari humb jetën duke shkarkuar xhama

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një punëtor 30 vjecar ka humbur jetën tragjikisht teksa ishte duke shkarkuar një paletë me xhama. Sipas njoftimit të policisë mësohet se në ambientet e një firmë private ka humbur jetën shtetasi A.P. 30 vjeç, banues në Durrës.

Njoftim i policisë

Më datë 15.03.2018, në fshatin Bërxullë, në ambientet e një firme private shtetasi A.P, vjeç 30, banues në Durrës, duke shkarkuar një paletë me xhama, është aksidentuar dhe vdiq rrugës për në spital. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është shkaktuar nga rrëshqitja e xhamave nga paleta. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale