.

Video/Gjendet 1 ton drogë në Vlorë, policia njoftohet nga mediat

Një sasi e konsiderueshme droge, prej rreth 1 ton, është zbuluar në Novoselë të Vlorës.
Deri tani, në vendin e ngjarjes nuk ka shkuar policia, ndërsa aty ndodhen kamerat e një televizioni.

Frika nga kontrolli i policisë ka bërë që droga të hidhej në këtë gropë dhe të braktisej nga trafikantët.

Sipas Report TV qe ka publikuar pamjet, droga e ndarë në 30 thasë, ishte futur në një gropë për ta ruajtur.

Ajo çfarë të bën përshtypje, është se droga ka dalë sheshit, ndërsa policia nuk ka dijeni për sasinë e drogës.