.

Djali i Donald Trump drejt divorcit, kërkesa e bashkëshortes së tij është…

Djali i madh i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump Jr është drejt divorcit. Ky lajm është bërë i ditur në mediat amerikane, të cilat shkruajnë se gruaja e djalit Trump Jr ka dorëzuar në një Gjykatë në New York kërkesën për divorc.

BBC shkruan se kërkesa e Vanesa Trump për divorc është kërkesë e pakontestueshme.

Çifti, të dy 40 vjeç, janë martuar që prej vitit 2005 dhe kanë pesë fëmijë.

Trump Jr luajti një rol të rëndësishëm në fushatën zgjedhore të të atit. Ai qëndroi në Nju Jork pas zgjedhjeve dhe tani bashkë-drejton biznesin familjar me vëllain e tij Eric Trump.

Ai është bërë objekt i një hetimi mbi marrëveshjet e mundshme të fushatës presidenciale dhe ndikimit të Rusisë në vitin 2016. Presidenti Trump mohon bashkëpunimin per te cilin eshte akuzuar.

Një divorc i pakontestueshëm do të thotë që kujdestaria mbi fëmijët dhe pasuritë e çiftit nuk kontestohet gjatë procedurave ligjore.

Në një deklaratë të publikuar nga mediat amerikane, Trump Jr dhe bashkëshortja e tij u cituan të thoshin: “Pas 12 vjet martese, ne kemi vendosur të ndahemi, kërkojmë të na lini në privatësi gjatë kësaj kohe.

Gjatë këtij viti, mediat amerikane shkruan se çifti kishte probleme martesore, duke vënë në dukje udhëtimin e shpeshtë të z. Trump Jr dhe dashurinë e tij për mediat sociale.