.

Ngjarje e rrallë/ 19 vjeçarja bëhet nënë, por nuk kishte asnjë shenjë që ishte shtatzënë

Një vajzë 19-vjeçare angleze me emrin Charlotte Thomson ka rrëfyer historinë e saj e cila ende duket e pabesueshme edhe për të.
Megjithëse e kishte ciklin e rregullt dhe nuk kishte vendosur bark, një natë ndodhi e papritura.
Vajza është nisur me urgjencë në spital pas dhimbjeve të forta, por është suprizuar nga ajo që i tha mjeku gjenekolog.
“Isha shtatzënë në muajin e nëntë dhe as që e kisha idenë. Barkun e kisha petë dhe vazhdoja të mbaja taka të larta”, tregon Charlote.
Vogëlushja erdhi në jetë brenda pak orësh që nga momenti i mbërritjes në spital.
“Edhe gjatë shtatzënisë kisha pirë alkool. Isha e terrorizuar nga ideja që do bëhesha nënë.

Por sapo mora Molly në krahë, u përhumba komplet pas saj”, tregon Charlotte, e cila tashmë është 21 vjeçe, shkruan noa.al.

Ajo shton se shoqëria e saj nuk e besoi se ishte bërë nënë, deri në momentin që postoi fotografitë e së bijës.

Nga ana tjetër, ndonëse të surprizuar, Charlotte shprehet se prindërit e saj e mbështetën.