.

Burri e tradhtonte me 70 vjeçaren, gruaja e godet 8 herë në fytyrë me gërshërë dhe…

Pasi mori vesh që bashkëshorti i saj e tradhtonte Charlotte Laudat ka marrë gërshërët dhe ka kanosur se do ta vriste.
Mediat e huaja raportojnë se 31-vjeçarja e ka goditur partnerin e vet 8 herë në fytyrë.

Përballë këtij sulmi, Simon pa si zgjidhje hedhjen nga dritarja e kuzhinës, ku si pasojë e rënies theu të dyja këmbët.
Mësohet se Charlotte i ka gjetur një foto lakuriq të një 70-vjeçareje, të cilën 40-vjeçari e kishte të ruajtur në telefonin e tij.
Ish-çifti tashmë ka përfunduar në gjykatë, ku Simon pranoi se kishte një lidhje intime me 70-vjeçaren, të cilës partnerja e tij i gjeti foton.
Ndërsa gruaja rrezikon të hyjë në burg për pak kohë si pasojë e veprimeve të saj.