.

Shkatërrohet banda shqiptare e trafikimit drogës në Angli, arrestohen 10 shqiptarë (emrat)

Në prangat e policisë Britanike kanë rënë 10 shqiptarë, pjesë e një bande shqiptare të trafikimit të drogës. Të rinjtë shqiptarë kishin ngritur ferma kanabisi.

Operacioni i policisë Britanik është zhvilluar në Gloucestershire, ku u bastisen të gjitha zonat e dyshuara, kryesisht 6 fabrika me kanabis dhe 5 prona të tjera.

Operacioni është ndjekur edhe nga mediat vendase si dhe nga prezantuesi britanik Jeremy Kyle që ka komentuar aksionin e policisë.

 Kanalet e trafikut të kanabisit ishin në Linden Road në Gloucester, Nelson Street në Tredëorth dhe zonat që menaxhonin shqiptarët në këtë rrjet trafiku.

10 të arrestuarit shqiptarë, pjesë e bandës së trafikimit të drogës janë:

Kreshnik Muja, 20 vjeç
Dritan Muhametaj, 27 vjeç
Gurgen Nikoci, 21 vjeç
Bardhyl Arifaj, 33 vjeç
Ardit Agaj, 27 vjeç
Aranit Kasaheri, 34 vjeç
Elis Gashi, 32 vjeç
Dardan Horhaj, 22 vjeç
Jeton Muja, 26 vjeç
Besjan Muja, 31 vjeç