.

“Një burrë i vogël qaraman me emrin Braçe!” – Shpërthen ish-futbollisti ndaj deputetit

366890_TS_05-03-18_1390604161_

Nevil Dede, ish-futbollist dhe drejtues në ekipin e Tiranës, ka reaguar lidhur me deklaratat e Erion Braçes i cili akuzonte FSHF-në se po përcakton garën në kampionatin shqiptar.

Dede nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale i drejtohet Braçes duke i thënë “një burrë i vogë” që ngatërron botën e sportit me atë të politikës.

“Një burrë i vogël Qaraman me emrin Braçe!

Në fakt disa komente nuk bëjnë fare përshtypje por shprehin karakterin negativ dhe personalitetin e shëmtuar të disa individëve. Duke qenë se jemi një shoqëri ku njerëzit e ndershëm rrinë në hije dhe në skenë ngjiten ato me më pak skrupuj, arrogantë e pa merita japin mend për gjithçka, që nga karrotat e Divjakës deri në rregulloret e Futbollit. Ti qan e bërtet pse fitoi A.DUKA… Ti qan e bërtet pse zbatohen rregulloret miratuara nga FIFA dhe UEFA… Ti qan, çirresh e bërtet fort, por kjo nuk do të thotë se ke të drejtë…

Viktimizimi është shkalla e dytë mbas dështimit. Po ti çke ? Pse qan ?? Pse çirresh ?? Pse bërtet ?? Nuk di çfarë ke bërë për këtë Vend, për këtë Popull dhe për këtë Sport… Përveç se ke marrë rrogën si deputet. Ah se harrova u shpjegove shqiptarëve si “sarina lahet me ujë e sapun…” . Tani pak më seriozë… Po ngatërron botën tonë të sportit me atë tënden të politikës dhe servilizmit personal, ku shan dhe shpif… por sporti është shumë larg botës tënde, ekipet nuk janë parti i dashur dhe FSHF nuk është parlament. Unë jam një përfaqësues i futbollit dhe dua të them ate që mendoj e shoh në fushën e lojës, jo atë që të pëlqen ty të dëgjosh… Kjo është fusha jonë e Futbollit dhe është aq e madhe sa ti nuk arrin ta bësh pis me baltën tënde që të ka zënë sytë e të ka bllokuar trurin. Fajin nuk ta kemi Ne….Fajin e ka Ai që të krijoi kaq të Vogël…në shpirt…

Me dashuri Nevil DEDE”