.

VIDEO – Ja si grabitet marketi për pak minuta në Lezhë, arka merret me makinë

Report Tv siguron videon ekskluzive të grabitjes së një supermarketi në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gjithçka ndodh në pesë minuta. Në pamje duken grabitësit të maskuar, ndërsa njëri prej tyre mban armë zjarri kallashnikov në dorë, të cilët fillimisht “inspektojnë” marketin dhe më pas hapin dyert e futen brenda.

Ata marrin në market kasafortën të cilën e ngarkojnë në një automjet dhe largohen me shpejtësi. Katër grabitësit mbeten të paidentifikuar.