.

Sa vite pezullim rrezikon peshëngritësja Romela Begaj

Pas rezultateve të testit B, të cilat dolën positive përsa i përket përdorimit të dopingut, peshëngritësja Romela Begaj doli dje para mediave dhe u betua mbi Kuran se është e pastër dhe nuk ka përdorur substance të ndaluara.

Ajo tha se gjithë ky persekutim vjen për shkak se ajo është përfaqësuese e një vendi të vogël, si edhe tha se është një sportise e lindur në një vend pa shtet.

Kampionja e botës, Begaj fillimisht doli positive me testin A me stanozolol, një substancë e ndaluar. Begaj rikërkoi përsëritje analizësh dhe bëri edhe testin B, ku edhe doli sërisht positive me substance të ndaluara.

Peshëngritësja tha dje para mediave se nuk do vazhdojë betëejën ligjore, pasi nuk kishte mjetet e duhura financiare.

Kampionja Begaj rrezikon të mbyllë karrierën e saj, pasi pas rezultimit positive ndaj substancave të ndaluara, dënimi për të nga Federata Ndërkombëtarë e Linjës mund mund të shkojë deri në 8 vite.