.

Pas komenteve negative në profilin e saj, Kim Kardashian ka një kërkesë për ndjekësit

Është normale që asnjë nuk i pranon komentet negative dhe sa herë që publikojnë foto nëpër rrjetet sociale presin vetëm komplimenta. Disa nga vipat shqiptar, por edhe të huaj kanë bllokuar komentet me opsionin e ri të ofruar në Instagram.Ndërkohë Kim Kardashian i ka dedikuar një status ndjekësve të saj në Twitter.
Aq shumë është lodhur nga këto komente saqë ka kërkuar që t’i bëjnë unfollow.

“Sa për ta ditur angazhimi im është shumë i lartë. Unë postoj çfarë të dua, çfarë më bën mua të lumtur, dhe çfarë më frymëzon, prandaj nëse nuk i pëlqeni fotot e fëmijëve të mi, setet fotografike që unë realizoj në hotele, dhe fotot e grimit, atëherë më bëni unfollw, ose ndoshta nuk duhet t’ju ndjek unë sepse negativiteti në profilin tim është shterues”,-ka shkruar Kim në profilin e saj në Twitter.