.

Durrës/ Flet babai i autorit që theri Anxhelon: Djali nuk është mirë psikologjikisht, para 3 vitesh…

Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Durrës, ku 16 vjeçari Anxhelo Gjokazaj u plagos për vdekje nga bashkëmoshatari i tij Devi Lala tronditi mbarë opinionin publik.

Në lidhje me këtë ngjarje tronditëse, ka reaguar edhe baba i autorit të krimit, Artur Lala.

Ai rrëfen se sapo është vënë në dijeni për ngjarjen është nisur menjëherë drejt spitalit për të mësuar rreth gjendjes së djalit të plagosur, ku edhe mori lajmin se 16 vjeçari vdiq.

Me lot në sy Arturi tregon se ka qenë në punë kur e kana marrë në telefon dhe i kanë dhënë lajmin se djali i tij ka vrarë bashkëmoshatarin, Anxhelo Gjokazaj.

Isha ne pune dhe me moren ne telefon dhe me thane se Devi kishte goditur me xham nje shokun e tij gjate nje sherri. E pyeta djalin çfarë bëre kështu dhe se ku e gjete thikën, ai nuk më përgjigjej, vetëm më shikonte në sy. Jemi shumë të shokuar. Djali më shikonte në sy dhe u përlot, nuk më tha asnjë fjalë”, thotë ai.

Arturi tha se djali i tij nuk është mirë nga ana psikologjike, që nga vdekja e vëllait të tij më të vogël.

Që prej tre vitesh më parë kur humbi vëllain, i cili u rrëzua nga çatia e shtëpisë dhe humbi jetën nuk ështe mirë”- thotë babai.