.

Artan Hoxha akuzon Berishën për Azem Hajdarin: E nxore në pritë, ku është kaseta?

Debati Live në Studio e Hapur mes gazetarit Artan Hoxha dhe ish kryeministrit Sali Berisha preku edhe temën e vrasjes së Azem Hajdarit. Pasi ish kryeministri e akuzoi Hoxhën si bashkëpuntor të grupeve kriminale dhe të Haklajve në Tropojë, Artan Hoxha i përmendi Berishës çështjen Hajdari.

 

“Ti je Hjeksi i Azem Hajdarit. E nxore në pritë. Ku është kaseta? Përse e keni zhdukur? Nga këtu duhet të rifillojë hetimi. Sali, do të shkosh në burg si Pinoçeti, 85 vjeç. Të premtoj që kronikën e burgosjes tënde do e bëj unë”, ju përgjigj Hoxha Berishës.