.

Zbardhet e vërteta e konfliktit të Asamblesë me Ballën, kush e dërgoi emaili që solli përplasjen

Përgënjeshtrohet lajmi se Asambleja kundërshton deklaratën e Taulant Ballës për krijimin e zgjedhjeve të reja në Kukës.

Burime nga PS shprehen se lajmi është dërguar nga një ish-zyrtar i shkarkuar i cili është Afrim Cenko.

PS shprehet se lajmi nuk është dërguar nga strukturat dhe situata nuk është ajo që paraqitej në E-mailin e dërguar nga ish-zyrtari.

Pak më parë qarkulloi lajmi se asambleja në Kukës kundërshtonte mundësinë e zgjedhjeve të reja, pasi sipas tyre vendimi ishte marrë me liri të plotë.