.

6 muaj pasi u tallën me të, Paulinho vendos rekord në “La Liga”

Jos Paulo Bezerra Paulinho from Brazil Of FC Barcelona celebrating his goal with Luis Suarez from Uruguay of FC Barcelona during the La Liga match between FC Barcelona v Deportivo at Camp Nou Stadium on December 17, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by Xavier Bonilla/NurPhoto/Sipa USA)

Kur Paulinho la Tottenham për t’iu bashkuar Guangzhou Everglade pakkush besonte se ai do të rikthehej sërish të luante në nivela të larta, për më shumë te një ekip si Barcelona.

Me transferimin e tij në ‘Cam Nou’ nuk ishin të pakët ata që u tallën pasi mendonin se braziliani do të rezultonte një dështimi i vërtetë. Por pas 6 muajsh kjo jo vetëm nuk ka ndodhur por së fundmi mesfushori ka thyer një rekord të “La Liga-s”.

29-vjeçari është bërë lojtari i cili ka luajtur më shumë ndeshje në këtë kampionat pa humbje. Në 23 takime ku Paulinho është aktivizuar Barcelona ka fituar 18 prej tyre ndërsa 5 të tjera janë mbyllur në barazim.