.

Aktorja Luiza Xhuvani del për herë të parë kundër Qeverisë ‘Rama’

Aktorja e njohur shqiptare, Luiza Xhuvani, e cila ka qenë deputete e Partisë Socialiste, ka dalë për herë të parë kundër një nisme të qeverisë “Rama 2” dhe konkretisht për zhvendosjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Luiza Xhuvani
Luiza Xhuvani

Në listën e personave që kanë firmosur kundër zhvendosjes së godinës, është edhe emri i Xhuvanit, e renditur e pesta.

Projektligji i ri i artit dhe kulturës nga ministria e drejtuar prej Mirela Kumbaros ka ngjallur revoltë në radhët e artistëve të cilët prej ditësh protestojnë për vendimin e Ministrisë së Kulturës. Kjo e fundit dëshiron që të ndërtojë kulla e pallate në hapësirën ku sot gjendet Teatri Kombëtar e që aktorët duan ta shpallin Monument Kulture.

lui