.

Deputeti i PS-së heq kapelen para Ramës

Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Fate Velaj, njihet për  stilin e tij të veçantë në veshje. Ai del nga klishetë, që zakonisht përdorin  meshkujt, duke guxuar me ca kombinime ngjyrash që e bëjnë të bjerë në sy.

Këto ditë të ftohta ai mban një kapele republike në kokë, deputeti i dytë, pas Genc Strazimirit të Partisë Demokratike, me një të tillë. Por Velaj ka një veçanti, në ndryshim nga Strazimiri që kapelen nuk e heq nga koka,  edhe kur flet me liderat e vjetër e të rinj të partisë së tij, Velaj e heq dhe madje e mban nga pas kapelen, kur  përballë ka Kryeministrin Rama.