.

“Gati të ndriçojë Ylli i Mëngjesit” Rama publikon videon dhe bën një njoftim

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në ‘Facebook ku tregohen përgatitjet për Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut në Tiranë.Që nga nesër pritet të celet në Tiranë, në hollin e pallatit të Kongreseve, si pikë kulmore e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Muzeu do të mund të vizitohet falas nga vizitorët prej ditës së nesërme nga ora 19:30 deri në 22:00 si dhe të mërkurën e të enjten 10:00 me 22:00.
Statusi

MIRËMËNGJES ?

dhe ju uroj një ditë të mbarë me përgatitjet e fundit për ta bërë të ndriçojë siç duhet Yllin e Mëngjesit, i cili, pasi mori rrugëtimin e tij fantastik më 28 nëntor në Vlorë, do të qëndrojë në Tiranë gjatë tre ditëve të jubileut të Gjergj Kastriotit Skënderbeut ??

MIRËMËNGJES ?dhe ju uroj një ditë të mbarë me përgatitjet e fundit për ta bërë të ndriçojë siç duhet Yllin e Mëngjesit, i cili, pasi mori rrugëtimin e tij fantastik më 28 nëntor në Vlorë, do të qëndrojë në Tiranë gjatë tre ditëve të jubileut të Gjergj Kastriotit Skënderbeut ??

Publiée par Edi Rama sur Lundi 15 janvier 2018