.

Kandidatët për KLP/ Kuvendi përjashton atë që ONM e renditi të parën

Kuvendi mbylli sot shqyrtimin e kandidaturave të Shoqërisë Civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Por vleresimi qe kishte bere me pare ONM-ja, Organizata Nderkombetare e Monitorimit për katër kandidatët në garë, duket se eshte permbysur nga Kuvendi.

Sipas vlerësimit të ketij te fundit, kandidatët që mbeten në garë janë Alfred Balla, Andi Muratej dhe Mimoza Qinami.

Por ajo qe bie ne sy eshte përjashtimi i kandidates Entela Hoxhaj, e cila në listën e ONM-së e mbyllur tre ditë më parë renditej e para me 80 pikë, ndërsa Alfred Balla i vlerësuar maksimalisht nga Kuvendi, në rekomandimin e ONM ishte i fundit me 69 pikë.

Kandidatët sipas vlerësimit të Kuvendit:

Alfred Balla – 80 pikë

Andi Muratej – 79 pikë

Mimoza Qinami – 78 pikë

Entela Hoxhaj përjashtohet për mospërmbushje të kushteve ligjore

Rekomandimi i ONM: 

Entela Baci (Hoxhaj) – 81 pikë

Andi Muratej – 79.5 pikë

Mimoza Qinami – 79 pikë

Alfred Balla – 69 pikë

Përfundon raporti i vlerësimi për kandidaturat e shoqërisë civile për KLP, ja kush është përzgjedhur

Kuvendi ka mbyllur shqyrtimin e kandidaturave të shoqërisë civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas njoftimit të Kuvendit shqyrtimi është mbyllur brenda afateve  ligjore të përcaktuara në nenin 35 pika 9 të ligjit 115/2016. Në këtë mënyrë Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, ka përfunduar raportin e tij të vlerësimit lidhur me 15 kandidaturat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga radhët e Shoqërisë Civile duke u bazuar në përcaktimet ligjore sipas neneve 35, 132, 152, 154, 156 dhe 287 të ligjit 115/2016.

kuvendi

Ky raport së bashku me listën e kandidatëve të kualifikuar dhe listën e kandidatëve të skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, si dhe dokumentacioni për secilin kandidat i është dërguar po sot dt.15.1.2018 Komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend.

Gjithashtu në zbatim të pikës 4 të nenit 287 të ligjit 115/2016 Komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend i është vënë në dispozicion edhe kopje e raportit të ONM për vlerësimin e kandidatëve për KLP nga shoqëria civile së bashku me dy listat e hartuara prej tij sipas kërkesave të pikës 3 të nenit 287 të ligjit 115/2016.